Ferizaj vazhdon me kritika ndaj gjyqtarëve: Ne u ndëshkuam 11 herë…!
Klubi i FC Ferizaj ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj SC Gjilanit, e cila përfundoi me tensione dhe pakënaqësi për vendimet e gjyqtarëve.
Në një deklaratë zyrtare, FC Ferizaj ka shprehur pakënaqësi me kriterin e gjykimit gjatë takimit, duke theksuar se skuadra është ndëshkuar me gjithsej 11 kartonë të verdhë, ndërsa sipas tyre, kundërshtari nuk është sanksionuar në mënyrë të njëjtë pavarësisht ndërhyrjeve të shumta, shkruan Indeksonline
“Gjatë gjithë ndeshjes pati ndërhyrje të rënda nga ana e tyre, të cilat në shumë raste kaluan pa u ndëshkuar siç duhet,” thuhet në reagimin e klubit.
Ferizajasit vlerësojnë se ky standard i pabarabartë i arbitrimit ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe në dinamikën e saj në fushë.
“Ky standard i pabarabartë i gjykimit ndikoi dukshëm në rrjedhën e lojës dhe krijoi një ndjenjë padrejtësie në fushë,” thekson më tej reagimi./Indeksonline/

