17:10 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Ferizaji nesër bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Kryetari i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu ka njoftuar se nesër do të bëhet hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Sipas njoftimit, nesër prej orës 10:00, së bashku me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të nënshkruajnë Memorandumin për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, transmeton Indeksonline.

Qyteti i Ferizajit për herë të parë po bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pra është një hap ky i rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për nevojat e tregut.