20:52 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ferizaj prezenton 8 futbollistët e ri, paralajmëron edhe transfere të huaja

FC Ferizaji ka prezentuar 8 lojtarët e ri të cilët do ta ndihmojnë skuadrën në Superligën e Kosovës.

Taulant Dajaku nga Drenica, Përparim Livoreka nga Drita, Bunjamin Asani nga Shkupi, Filonit Shaqiri mga Drita, Zgjim Mustafa nga Drita, Fatih Karahoda nga Liria, Behar Bardhi nga Vitia dhe Donat Kçiu nga Gjilani janë lojtarët e ri të ekipit ferizajas, shkruan Indeksonline.

“Këto nuk janë përforcimet e vetme për klubin tonë. Nesër do të vijnë edhe 4 futbollistë Ganez, të cilët janë të gatshëm ti ndihmojnë klubit tonë” – shkruan Ferizaj në faqen e tyre në Facebook./Indeksonline/