18:25 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ferrari i famshëm del në shitje në ankand

Ferrari i të famshmit të Rolling Stones, Keith Richards ka dalur në shitje në ankand.

Kitaristi Keith Richards në vitin 1972 bleu makinën Ferrari Dino 246 GT, dhe ndryshe nga disa pronarë të tjerë që i bënë këto makina herë pas here Richards nuk e kishte as kursyer makinën e tij, shkruan Indeksonline.

Në shumë koncerte kudo në botë ai zgjedhte të udhëtonte pikërisht me Ferrarin e tij.

Ferrari Dino 246 GT ishte në pronësi të një kitaristi britanik mbi 15 vjet para se të blinte një koleksionist japonez. Vlera e tij llogaritet të jetë në ankand nga 300 mijë deri në 400 mijë funta./Indeksonline/

Temat: