14:34 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ferrari prezanton modelin Roma, një “perlë” me 600 kuaj fuqi

“Ferrari Roma”. Ky është emri i modelit të pestë që marka e famshme italiane ka prezantuar në këtë vit intensiv 2019, pas F8 Tributo, F8 Spider, SF90 Stradale dhe 812 GTS.

Makina e re ka marrë emrin e Qytetit të Përjetshëm në një homazh për jetën e bukur dhe thelbin e kulturës italiane.

“Xhevahiri” i ri ka vetëm dy vende, është 4,65 metra i gjatë, 1,97 i gjerë dhe 1,30 i lartë, ndërkohë që peshon 1.472 kg.

Motori V8 turbo është i vendosur përpara dhe ka 620 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e Ferrari Roma-s është 320 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për 3,4 sekonda. Kambioja është automatike. /IndeksOnline/