17:24 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Festa e çmendur në Suharekë, tifozët e qojnë në ‘qiell’ Ismet Munishin

Trajneri Ismet Munishi e ka ndjekur nga tribuna fitoren dramatike të skuadrës së tij Ballkanit kundër Dritës.

Ekipi nga Suhareka fitoi 5-4 pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar biletën për rrethin e 3-të të Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Munishi ishte i suspenduar nga komisioni disiplinor i FFK-së, pas kartonit të kuq që morri javën e kaluar kundër Gjilanit.

Pas fitores ndaj Dritës, tifozët e quan Munishin “në qiellin e 7-të”. Në këtë video mund ta shihni festën e tifozëve.

/Indeksonline/