10:12 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Festa speciale e Arsenalit në zhveshtore me protagonist Mustafin

Arsenali arriti ta mposhtë mbrëmë Leicester Cityn në ”Emirates Stadium” në kuadër të Premier Leagues.

Ishte kjo fitorja e dhjetë me radhë për londinezët në të gjitha garat, dhe e shtata në Premier League pas 9 xhirosh.

Si në çdo ndeshje, edhe mbrëmë, trajneri, unai Emery ua besoi rolin e titullarit dyshes shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, transmeton IndeksOnline.

Të dy lojtarët me prejardhje shqiptare bën paraqitje solide duke kontribuar në fitoren e ”topçinjëve”.

Pas ndeshjes, normalisht se kishte festë në zhveshtoren e lojtarëve të Arsenalit.

Në një video të publikuar nga Alex Iwobi, shihet se si Mustafi e feston fitoren e djeshme./IndeksOnline/