20:46 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fetahaj: Nuk e di nëse do të vazhdoj te Liria

Pasi nuk e kishte minutazhin e duhur te Prishtina, në verën e kaluar, Liridon Fetahaj u huazua te Liria e Prizrenit.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse Fetahaj do të vazhdojë te Liria, dhe se për të do të vendosë klubi nga kryeqyteti.

Fetahaj ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor te Liria, teksa shënoi plotë pesë gola.

Por, edhe vetë ai nuk e di nëse nga stinori pranveror do të jetë pjesë e Lirisë apo do të rikthehet te Prishtina, transmeton IndeksOnline.

“Unë kam kontratë me Prishtinën edhe një vit e gjysmë. Në sezonin vjeshtor isha i huazuar te Liria”.

”Në pranverë nuk e di se ku do të luajë, pasi për këtë çështje janë duke biseduar kryesitë e klubeve”.

“Nuk jam aq i kënaqur me atë që kam treguar personalisht, pasi kam mundur të jap edhe më shumë”.

”Ndërsa si klub kemi lëshuar shumë pikë që nuk është dashur t’i lëshojmë. Në disa raste jemi dëmtuar edhe nga gjyqtarët dhe, sikurse këto mos të ndodhin, do të ishim në vendin e katërt”, tha Fetahaj për Epoka e Re./IndeksOnline/