75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

FFK-ja iu uron suksese Prishtinës dhe Dritës në garat europiane

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një shkrimi i ka uruar fat ekipeve kosovare, Drita dhe Prishtina.

Në emër të FFK-së, zv. Presidenti Agim Ademi iu uron suksese Dritës dhe Prishtinës.

“Në emrin tim dhe KE të FFK-së, skuadrat tona, KF ”Drita” si kampione e Kosovës që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve dhe FC ”Prishtina” në Evropa Ligë, i përgëzoj dhe ju uroj suksese në këto gara. Njëherësh shpreh gjithë mbështetjen tonë dhe besoj të gjithë adhuruesve të futbollit të Kosovës që do të jemi me ju me shpresën se do të prezantoni jo vetëm skuadrat e juaja por dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi në mënyrë të denjë. Ju prift e mbara”, shkruhet në njoftimin e FFK-s./IndeksOnline/