17:12 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

FFK-ja nis procedurë disiplinore për Dritën, arsyeja tifozët “Intelektualë”

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 30.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë, përcjellë IndeksOnline.

 INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Drita (motivi-  hedhje të shisheve Pvc në fushë si dhe fyerje dhe sharje në kor drejtuar kapitenit mysafire si dhe sharje FC Prishtinës në kor, kurse në min 61,89 dhe 90 hyrje e disa tifozëve në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drita” Bekim Isufi me nr ID 005715M76 (motivi- sjellje jo korrekte ndaj referve në min e 90+ në ndeshjen KF Drita – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan me date 29.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.23 dt. 30.04.2018