15:20 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

FFK ndihmon skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë

Federata e Futbollit e Kosovës me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit, nesër, më 23 tetor, do të shpërndajë topa profesional për klubet e Ipko Superligës dhe të Ligës së Parë. Ndërsa, do të vazhdojë të mbështesë edhe klubet e Ligës së dytë dhe grup-moshat e reja.

Kështu që nesër më 23 tetor në orën 11.00 do të shpërndahen nga 10 (dhjetë) topa për skuadrat e Ipko Superligës dhe në orën 12.00 nga 5 (pesë) topa për klubet e Ligës së Parë.

Luten përfaqësuesit e klubeve që të vijnë në lokalet e FFK-së për t’i marrë topat sipas këtij orari të lartëcekur.

Temat: