75 Mall Live Search
20:17 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

FIBA: Kosova ngritët për katër pozita (Foto)

Federata Botërore e Basketbollit ka zbardhur renditjen e re pas përfundimit të rrethit të dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës përkundër dy humbjeve të fundit ka fituar katër pozicione më shumë dhe gjendet në vendin e 82’të, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër Shqipëria ka rënë për 10 pozicione, dhe gjendet në pozitën e 91’të.

Dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Kosovës luhen në Prishtinë, kundër Hungarisë dhe Polonisë./IndeksOnline/