17:30 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

FIFA dënon Serbinë për deklaratat politike në Botëror ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Serbisë, është dënuar me 20.000 franga zvicerane (21,300 dollarë).

Ajo u dënua pasi shfaqi një pankartë politike për Kosovën në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Brazilin, transmeton IndeksOnline.

Ai tregonte një hartë të Serbisë që përfshinte territorin e ish-krahinës së saj, e cila ka qenë një shtet i pavarur për gati 15 vjet, dhe sloganin “Jo dorëzim”.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.

FIFA po ashtu ka dënuar edhe Federetaën e Kroacisë me 50,000 franga zvicerane (53,000 dollarë) pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe.

FIFA gjithashtu gjobiti Arabinë Saudite me 30,000 franga zvicerane (32,000 dollarë) për “sjellje të keqe të ekipit” pasi mori gjashtë kartona të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës./IndeksOnline/