18:05 / E Hënë, 12 Mars 2018

FIFA: Dridhen “Tre Luanët”, Kane rrezikon botërorin!? (Foto)

Harry Kane, sulmuesi më në formë në Europë ka pësuar një lëndim në xhiron e 30’të në Premierligë kundër Bournemouthit.

Kane ka lënduar kyçin e këmbës, pas ndërhyrjes së portierit Begovic, transmeton IndeksOnline.

Lëndimi i anglezit ka dridhur Kombëtaren e Anglisë, pasi mendohet se mund të mungoj edhe në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Madje për këtë ka shkruar edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Botë “FIFA”, të cilët thonë se Anglia ka filluar të dridhet pas lëndimit të Kane, në një situatë të njëjtë është edhe Brazili me Neymarin.

Nëse këta dy futbollistë mungojnë në Kupën e Botës, atëherë për dy Kombëtaret do të ishte një hendikep i madh.

FIFA poashtu ka paraqitur disa mungesa të Anglisë në Kampionatet Botërore.

  • Ashley Cole, u lëndua para Kupës së Botës “Afrikë 2010”.
  • Michael Owen, u lëndua para Kupës së Botës “Gjermani 2006”
  • Steven Gerrard, u lëndua para Kupës së Botës “Korea/Japonia 2002”.

/IndeksOnline/