16:11 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

FIFA e konfirmon/ 13 gjyqtarë nga Kosova certifikohen për të referuar në vitin 2021

Kosovës i është shtuar edhe një gjyqtare femër që ka fituar të drejtën për të referuar në arenën ndërkombëtare gjatë vitit 2021.

Florentina Kallaba është femra e parë në futsall që ka marrë stemën e FIFA-së për të gjykuar ndeshje futsalli.

Në përgjithësi 13 gjyqtarë nga Kosova janë certifikuar nga FIFA.

Futboll, gjyqtarë kryesorë:

Visar Kastrati

Besfort Kasumi

Genc Nuza

Futboll, gjyqtarë anësorë:

Fatlum Berisha

Imran Kabashi

Besnik Morina

Lumturie Muhadri

Fatmir Sekiraqa

Bujar Selimaj

Edmond Zeqiri

Fustsall:

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba

Për herë të parë, Kosova kishte fituar të drejtën nga FIFA për të deleguar gjyqtarë në arenën ndërkombëtare në vitin 2017, me Genc Nuzën, Fatlum Berishën, Lumturije Muhadrin dhe Bujar Selimajn.

/Indeksonline/