14:43 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA hap hetim për Domagoj Vida, shkaku i Rusisë

FIFA ka njoftuar se ka hapur hetim ndaj mbrojtësit të Kroacisë, Domagoj Vida.

Kjo po bëhet për shkak të një dyshimi se mbrojtësi i Beshiktashit ka bërë një thirrje në drejtim të rusve, shkruan indeksonline.

“Lavdi për Ukrainën” thuhet nga Vida në pamjet e publikuara nga një gazetar ukrainas.

Neni 3 i kodit disiplinor të FIFA-së thotë se ndalohen “slogane politike në çdo formë”.

Kroacia do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë. /IndeksOnline/