12:21 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA nuk e fal! Tjetër dënim për Serbinë 

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka dënuar edhe njëherë tjetër Federatën e Futbollit të Serbisë.

FIFA ka gjobitur Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shpalosjen e një flamuri që kishte mesazh politik/fyes, transmeton IndeksOnline.

Përveç Serbisë, dënim ka marrë edhe Rusia, e cila është gjobitur me 10 mijë franga.

Ky nuk ishte dënimi i parë që mori Serbia gjatë Kampionatit Botëror. Ata u dënuan me të holla edhe për shkak fyerjeve raciste në drejtim të futbollistëve kosovarë që luajnë në Zvicër./IndeksOnline/