17:34 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

FIFA zbulon dënimin më të ashpër për sjelljet raciste

Kodi Disiplinor zbatohet vetëm për garat zyrtare të FIFA-s, duke përfshirë edhe kualifikueset për Kupën e Botës 2022.

Nëse ndonjëri nga pjestarët e një ekipi, bënë veprime raciste, atëherë i gjithë ekipi do ta humbas ndeshjen automatikisht, njoftoi organi qeverisës i futbollit botëror, transmeton Indeksonline.

“Nëse nuk ka rrethana të jashtëzakonshme, nëse një ndeshje braktiset nga arbitri për shkak të sjelljes raciste dhe / ose diskriminuese, ndeshja do të shpallet e humbur”, thuhet nga FIFA në Kodin e ri Disiplinor të lansuar të enjten.

Masa mund të zbatohet pasi gjyqtari ka aplikuar “procedurën me tre hapa” për incidente të tilla, që përfshin kërkimin e një njoftimi publik për të thirrur për ndërprerjen e një sjelljeje të tillë, pezullimin e ndeshjes derisa të ndalet dhe më në fund, braktisjen e ndeshjes krejtësisht .

Kodi i përditësuar disiplinor zgjeron qëllimin e asaj që konsiderohet sjellje diskriminuese për çdo gjë që lidhet me “racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën etnike, kombëtare ose shoqërore, gjininë, aftësinë e kufizuar, orientimin seksual, gjuhën, fenë, opinionin politik, pasurinë, lindjen apo çfarëdo tjetër statusi ose ndonjë arsye tjetër “.

Më parë këtë vit, Mali i Zi u urdhërua nga organi qeverisës evropian UEFA për të luajtur një lojë në shtëpi pa tifoz, si dënim për  thirrjet raciste që u bënë nga tifozët gjatë garave për kualifikimin në Euro 2020 kundër Anglisë./Indeksonline/.