10:51 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

FIGC i quan ”budallenjë” tifozët ultras të Lazios

Komisioneri i FIGC, Roberto Fabbricini i ka quajtur tifozët e Lazios, ”budallenjë”, dhe ata mund të hetohen rreth komenteve të tyre rreth tifozëve të gjinisë femrore.

Ultrasit e Lazios shkaktuan debat dje pasi që kërkuan që femrat dhe fëmijët të largohen nga tribunat pas portës në ”Stadio Olimpico” para ndeshjes, Lazio – Napoli të shtunën.

”Ishte shakaja më e keqe e kësaj vere”, ishte përgjigjja e Fabbricinit për Radio Anch’io Sport.

”Kur ne jemi duke folur për stadiumin që duhet t’i p-resë edhe familjet në tërsi, kjo kërkesë duket budallallëk për mua”.

Corriere della Sera pohon se policia i ka identifiikuar individualisht personat, që e bën këtë kërkesë.

Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit të Italisë është duke menduar rreth hapjes së një hetimi për këtë çështje./IndeksOnline/