Fillon aplikimin mundësia e re e WhatsApp
Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp dhe keni biznes, me siguri që opsioni i fundit i tij do t’ju gëzojë, nëse keni një biznes sigurisht.
WhatsApp ka sjellur një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App.
Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi, por pritet të bëhet i aksesueshëm edhe për shtetet e tjera.
Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre.