15:58 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Fillon varrosja e viktimave të tërmetit tragjik në Turqi, pjesëmarrës edhe Erdogan

Pasditen e sotme ka filluar varrosja e viktimave të tërmetit që u ndje në gjithë Turqinë.

Deri më tani janë 22 të vdekur dhe 1030 persona të lënduar nga tërmeti me magnitudë 6.8 shkallë, transmeton Indeksonline.

Pjesëmarrës në varrimin e viktimave ishte edhe i pari i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.