09:33 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Filloni mëngjesin e 2018 në mënyrën e duhur me këto këshilla për dietë

Shumica prej nesh thjesht nuk janë në gjendje të fillojnë ditën pa një filxhan çaj apo kafe në mëngjes.

Nuk është ide e mirë të pini çaj ose kafe në stomak bosh, sepse kjo çon në një numër problemesh shëndetësore, duke përfshirë një rritje në nivelet e acidit dhe nivelet e toksinës, ndërprerjen e aktivitetit metabolik, thithjen e papërshtatshme të hekurit dhe dëmtimin e shëndetit oral.

Këtë vit të ri, le të tentojmë të heqim dorë nga zakoni ynë i vjetër dhe të fillojmë së aplikuari këto metoda të shëndetshme.

Për të filluar ditën mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, është mirë të konsumoni një banane ose ndonjë frut tjetër të freskët, bajame apo rrush të thatë, transmeton Indeksonline.

1) Banana – Për të gjithë ata që kanë probleme të tretjes, duhet të filloni ditën me një banane. Bananet kanë shumë përfitime shëndetësore.

2) Rrush i thatë – Konsumoni 7-8 rrush kokrra rrush të thatë në mëngjes çdo ditë ngaqë përbërësit në rrushin e thatë janë shumë të dobishme për shëndetin tonë.

3) Bajame – Hani 4-6 bajame nëse keni rezistencë ndaj insulinës, diabetit ose cilësi të dobët të gjumit./Indeksonline/