Fiorentina arrin marrëveshje me talentin e Realit
Fiorentina ka arritur marrëveshje me një nga yjet e reja të Real Madridit.
Bëhet fjalë për Victor Valdepenas, i cili po ndjek rrugën e Nico Paz për t’u bërë një nga yjet e Serie A-së.

“Viola”, pagoi 8 milionë euro për transferimin e tij me Realin që fiton 50% në rast se shitet në të ardhmen.
Valdepenas, kishte 46 paraqitje me Real Madrid Castillan ku arriti të fitonte titullin e “UEFA Youth League” si dhe luajti një ndeshje për ekipin e parë, atë ndaj Alavesit në dhjetor të vitit të kaluar./IndeksOnline/

