09:37 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fitimi i Kupës ndaj Juves, festa e çmendur e tifozit të Napolit

Napoli ia doli të fitojë Kupën e Italisë, teksa mposhti Juventusin në finale, pasi napolitanët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Gëzimi te tifozët e Napolit ishte i madh, aq nuk pyesnin më për virus, pro pas fitores menjëherë dolën në shesh për ta festuar fitoren. Megjithatë para se të dilnin në shesh, tifozët e Napolit kanë festuar si të çmendur edhe në shtëpitë e tyre.

I tillë është edhe rasti i një tifozi të moshuar të Napolit, i cili pas fitores së ekipit të zemrës, nuk është përmbajtur dot, por është shtrirë në dysheme dhe ka festuar si i çmendur.