11:38 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fiton edhe Nora Gjakova, shkon në gjysmëfinale (Foto)

Xhudo e ka filluar mirë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Pas fitores së parë të Distria Krasniqi, fitore ka arritur edhe Nora Gjakova, shkruan IndeksOnline.

Gjakova mposhti kroaten, Tena Skic me IPPON, në kategorinë 57 kilogram.

Nora në gjysmëfinale do të takohet me xhudisten nga Tunizia, Ghofran Khelifi./IndeksOnline/