19:48 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fiton Prishtina, përmbys Llapin në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka arritur të marrë një tjetër fitore, këtë herë 2-1 me përmbysje, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit përballë skuadrës nga Podujeva, Llapit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10 të pjesës së parë, me anë të Maliqit, që shfrytëzoi mirë një krosim të Namanit dhe dërgoi topin në rrjetën e portierit Beka.

Skuadra e Mirel Josës reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke spostuar lojën në gjysmëfushën kundërshtare dhe arriti të baraspeshojë shifrat në minutën e 60, me anë të Khalid.

Goli i fitores për Prishtinën do të vinte vetëm në minutën e 91-të, kur sulmuesi nga Tirana, Mario Morina mori një pasim nga Dallku dhe arriti ta dërgojë në rrjetën e portës së Llapit.

Me këto 3 pikë, Prishtina ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe mban përkohësisht vendin e dytë, me 5 pikë më paks se Feronikeli që kryeson renditjen. /IndeksOnline/