23:32 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fitore e lehtë e Portugalisë ndaj Algjerisë [Video]

Portugalia ka arritur të fitojë bindshëm sonte ndaj një kundërshtari të lehtë si Algjeria me shifrat 3-0 në “Estadio da Luz”.

Pjesën e parë luzitanët e mbyllnin në avantazh me dy gola.

Dy golat e parë i shënuan Guedes (17′) dhe Bruno Fernandes (37′).

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol po përsëri Guedes në minutën e 55′-të.

Kështu Portugalia me këtë fitore është gati për në Kupën e Botës. /IndeksOnline/

Temat: