14:49 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo sërish nuk ftohet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo nuk është në listën e lojtarëve të ftuar të Portugalisë për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Polonisë dhe Skocisë.

Ylli i Juventusit poashtu kishte pushuar në ndeshjet e kombëtares së Portugalisë në shtator.

Të mërkurën, 33-vjeçari mohoi një pretendim se ai përdhunoi Kathryn Mayorga në vitin 2009 në Las Vegas.

Ronaldo tha se ishte i qetë për “çdo hetim”, pasi ai kishte një “ndërgjegje” të qartë rreth pretendimit.

Kapiteni i Portugalisë humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Juventusit kundër Young Boys të martën pasi ishte ndëshkuar me të kuq ndaj Valencias.

Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin për 99.2 milionë funte në korrik, ka shënuar 85 gola në 154 ndeshje për vendin e tij dhe ka fituar Euro 2016. /IndeksOnline/