75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 13 Gusht 2024 / G T

Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga “shoku” i shkuadrës

Olimpiani kinez Huang Ya Qiong shënoi një medalje ari dhe një propozim për martesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Badmintonistja 30-vjeçare dhe partneri i saj në dyshe Zheng Siwei fituan medaljen e artë në dyshe të përziera të badmintonit kundër ekipit të Koresë së Jugut Kim Won-ho dhe Jeong Na-eun të enjten, 2 gusht. 

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së medaljes, shoku i skuadrës olimpike të Huang-ut dhe lojtari në dyshe për meshkuj, Liu Yuchen, e befasoi atë me një buqetë me lule.

Më pas Liu u ul në një gju dhe i propozoi asaj para turmës në La Chapelle Arena.