Fituesi i duelit, Wilder – Fury mund të përballet me Joshuan
Deontay Wilder dhe Tyson Fury kanë shumë gjëra në mendje tani, pasi që janë duke u përgatitur për të sfiduar për WBC në peshat e rënda, por fituesi mund të detyrohet të përballet me Anthony Joshuan.
1 dhjetori do të jetë një moment i madh në divizionin e peshave të rënda në boks. I pamposhturi, Wilder përballet me Furyn në një meç që pritet të jetë mjaft interesant.
Kampioni olimpik i vitit 2012 është njeriu, të cilin duan njerëzit që ta shohin duke u përballur me Furyn, transmeton IndeksOnline.
Përfaqësuesit e AJ dhe përfaqësueSIT E ”Bomberit të Bronztë” nuk arritën ndonjë marrëveshje, dhe para kësaj, ata u përballën me Alexander Povetkin dhe Furyn në ndeshjet e tyre të ardhshme.
Tani, presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman ka thënë për Sky Sports se një sfidë të tillë do të donin të gjithë ta shihnin:
”Absolutisht, kjo është një sfidë, të cilën të gjithë do të donin ta shihnin. Nuk ka ende ndonjë kontratë, por këto janë gjëra private”./IndeksOnline/