10:09 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jones: Njerëzit duan të më shohin kundër Joshuas

Kur të rikthehet në oktagon, ish-kampioni i UFC në peshat e rënda, Jon Jones thotë se dëshiron një përballje potenciale të vështirë me kundërshtarë nga UFC dhe bota e boksit.

31-vjeçari pritet të rikthehet në oktagon më 28 tetor pasi ai u pezullua për 15 muaj (që nga korriku i vitit 2017) pasi rezultoi pozitiv në testet e dopingut.

Dhe në një intervistë me RT Sport, Jones ka folur për disa nga përballjet e tij të mundshme pasi të rikthehet, transmeton IndeksOnline.

”Tani për tani, mendja ime është se si të bëj para. E kam shikuar meçin, McGregor – Mayweather, dhe ishte një rrezik i lartë, shumë madje”.

”Më duhet të bëhem trim kur të rikthehem në ring dhe t’i sfidoj djelmoshat që kam gjasa për të humbur ndaj tyre sepse kjo është ajo që njerëzit duan”.

”Njerëzit duan të më shohin kundër Velasquez, Ngannou, por unë dua edhe diçka tjetër”.

”Unë dua që të përballem me Anthony Joshua ose Deontay Wilder dhe mendoj se njerëzit e duan edhe këtë”, u shpreh ai./IndeksOnline/