10:23 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Superdueli i 22 dhjetorit do ta zbuloj kundërshtarin e Joshuas

Dillian Whyte ose Dereck Chisora do të jenë kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshuas me 13 prill.

Rivalët britanikë të peshave të rënda përleshen më 22 dhjetor në një përsëritje të duelit të tyre brutal të vitit 2016, të cilin Whyte e fitoi pas vendimit të gjyqtarëve.

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora në konferencë për media

Fituesi i këtij meçi do të jetë favoriti kryesor për tu përballur me Anthony Joshua në Wembley me 13 prill të vitit të ardhshëm.

Kampioni në fuqi e ka të caktuar datën e mbrojtjes së titullit por ende nuk dihet zyrtarisht kundërshtari i tij.

Anthony Joshua, kampion në fuqi i peshave të rënda

Whyte dhe Chisora do të jenë kundërshtarët e mundshëm për një duel të fortë mes britanikësh. /IndeksOnline/