15:53 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fjalët e fundit të CR7 në Real: Ia vlen ta vrasim veten për ta shkruar historinë

Në dokumentarin e fundit të lansuar nga Real Madridi, ”En el Corazon de la Decimotercera”, ku në vëmendje është triumfi i 13-të në Champions League, Cristiano Ronaldo shihet duke qenë njëri prej liderëve të skuadrës.

Sergio Ramos dhe Ronaldo shihen duke i dirixhuar lojtarët, dhe në fjalët e tij të fundit ndaj ish-bashkëlojtarëve të tij, portugezi insistonte në këtë triumf.

”Është koha që të fitojmë”, tha Ronaldo, transmeton IndeksOnline.

”Jo për të luajtur, por për të fituar. Është më me vlerë ta vrasim veten për ta shkruar historinë”.

Pak para largimit nga zhveshtorja, Ronaldo shihet duke e puthur ”hajmalinë” e tij./IndeksOnline/