22:13 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Shaqës: Moti e doja këtë, por sot i erdh kismeti

Xherdan Shaqiri ka thënë fjalët e para si lojtar i Liverpoolit. Shaqa ka thënë se transferimin te Liverpooli e kishte dëshiruar që një kohë, por sot ishte kismeti.

“Kam ëndërruar që një kohë të jem pjesë e kësaj skuadre. Pata kërkuar shumë më parë të luaja në Liverpooll, por nuk ndodhi kjo. Jam tejet i lumtur dhe emocional që të luaj në një skuadër kaq të madhe. Është nder të jem nën urdhërat e një trajneri kaq të madh dhe prapa tifozerisë më të mirë në botë. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj, dhe kjo është pse kam ardhur këtu” ka thënë Shaqiri./Indeksonline/