15:55 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fjalët emocionale të Messit pasi fitoi ”Këpucën e Artë”

Leo Messi pranoi çmimin, ”Këpuca e Artë” gjatë ditës së sotme, për herë të pesë në karrierë pasi shënoi 34 gola në sezonin, 2017/18.

Argjentinasi e mori këtë çmim në një event në Barcelonë, ku ishte i pranishëm së bashku me Josep Bartomeu, Eric Abidal dhe Sergio Busquets.

Pas ceremonisë, Messi u ndalë nga gazetarët për t’u pyetur për këtë çmim, transmeton IndeksOnline.

”Nuk e kam pritur këtë kur unë e fillova karrierën, ëndërra ime ishte që të bëhesha vetëm profesionist”.

”Nuk kam imagjinuar kurrë kaq shumë, por është fryt i punës sime, si dhe i bashkëlojtarëve të mi”.

”Jam në skuadrën më të mirë në botë dhe kjo e bën më të lehtë”, u shpreh Messi./IndeksOnline/