17:58 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fjalët emocionuese të Ramos për Ronaldon: Ke fituar vend special në historinë e Real-it (Foto)

Përmes një komunikate për media Real Madrid sot ka konfirmuar largimin e Cristiano Ronaldo-s nga ekipi i tyre duke kaluar kështu në Juventus.

Pas kësaj, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos ka reaguar në rrjetet sociale me disa fjalë shumë emocionuese lidhur me Ronaldon.

Ramos ka theksuar se Ronaldo tashmë ka fituar një vend special në historinë e Realit, shkruan Indeksonline.

“Cristiano, golat e tu, numrat tuaj dhe gjithçka që kemi bërë së bashku flasin vetë. Ti ke fituar një vend special në historinë e Real Madrid-it. Si madrilenë do të kujtojmë gjithmonë ty. Ka qenë kënaqësi të luaj përkrah teje. Shumë përqafime dhe fat të mbarë”, ka shkruar Ramos./Indeksonline/