09:05 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Flamurtari i’a bën ‘për hajr’ zyreve të reja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Skuadra nga Prishtina, Flamurtari është bërë me zyre të reja.

Komuna e Prishtinës, si pronare e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ i ka ndarë një hapsirë pune brenda ambienteve të stadiumit, shkruan Indeksonline.

Ka disa muaj që Flamurtari nuk po luan në stadiumin e saj te lagja ‘Xhemajl Ibishi’.

Sipas presidentit Imer Ademi, të gjitha ndeshjet tani e tutje, Flamurtari do ti luaj në ‘Fadil Vokrri’. /Indeksonline/