21:07 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flet kamarieri të cilin sot ish-presidenti Klinton e përmendi para qytetarëve në Prishtinë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në fjalimin e tij sot veçoi një kosovar i cili i ka mbetur atij në memorie. Është kosovari Arben Hysenaj, ai i cili ishte ulur në gjunjë për ta falënderuar ish-presidentin amerikan.

Hysenaj, sot në një rrëfim për Insajderin, tregoi detajet e atij takimi me Clinton ku ai punonte si kamerier në njërin nga restorantet më të njohura në New York.

“Ishte një takim shumë spontan dhe shumë interesant. Unë isha duke punuar kamerier në njërin nga restorantet shumë të njohura në New York, i cili ka pronarë dy shqiptarë. Aty erdhi presidenti dhe pata një ndjenjë të veçantë, në ato momente kur e takova më erdhi një ide që ta falënderoj në emër timin dhe në emër të të gjithë kosovarëve për ndihmën që ai i ka bërë Kosovës”, tha fillimisht Arben Hysenaj, i cili tregoi se kjo ngjarje ka ndodhur më 17 shkurt të 2017-së, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai shpalosi detaje të hollësishme të këtij takimi.

Gjatë intervistës, Hysenaj zbuloi edhe një detaj tejet interesant, fotografia e parë e realizuar nuk i kishte dalë mirë andaj pati një kërkesë për ish-presidentin, se cili ishte reagimi i Clinton a ia doli ta realizoi për herën e dytë fotografinë ndiqni intervistën.

Rrëfimin e plotë mund t’a ndiqni këtu.