16:28 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Flet këngëtari i famshëm: Jam i lumtur me të dashurin e ri

Këngëtari Sam Smith u përfol në muajt e fundit të 2017- s se ishte në një lidhje me aktorin Brandon Flynn. Më pas ata u fotografuan disa herë bashkë. Si këtu, në New  York duke u puthur dhe përqafuar me njëri- tjetrin.

Në një intervistë për “V Magazine” Smith tha se lidhja me të e ka mësuar të dojë
veten. “Jam në një lidhje tani dhe për herë të parë meritoj të jem i lumtur”, shkruan Anabel.

Më i dashuruar se kurrë, Smith ka ndërmend të vijë në treg me këngë të reja, të lumtura dhe gjithë dashuri.

“Kam ndër mend të shkruaj këngë me fund të lumtur së shpejti.”