12:40 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi i lumtur, prindërit e tij ndajnë pronën edhe bijave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këtë ditë kur po shënohet 8 marsi, Dita e Gruas, ka bërë të ditur se prindërit e tij kanë ndarë pronën e familjes edhe bijave, njësoj sikur vëllezërve.

Thaçi me këtë rast është shprehur i lumtur dhe mirënjohës përjetë prindërve të tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i tij:

Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi. HTH