23:22 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Flet Kroos, ka një mesazh të fuqishëm për rivalët

Ishte Toni Kroos në minutën e fundit shtesë ai që vendosi ndeshjen dytë të fazës së grupeve ndaj Suedisë me një gol magjik nga goditja e dënimit që erdhi nga një pozicion shumë i pjerrët, thuajse i pamundur.

Suedezët kaluan të parët në avantazh, por në pjesën e dytë kampionët e botës arritën të përmbysnin gjithçka, dhe Kroos është kthyer në hero pas gabimit që i dha mundësinë suedezëve të shënonin golin e parë.

“Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm,” shprehet Kroos.

“Shumë njerëz donin që ne të largoheshim para kohe nga kjo Kupë Bote, edhe gjermanë, por nuk do t’ia bëjmë aq të lehtë. E merituam fitoren, ushtruam presion, dhe megjithëse nuk krijuam shumë, në fund mjaftoi për të fituar.

“Tani nuk kemi shumë kohë për të pushuar pasi kemi ndeshjen e radhës ndaj Koresë të cilën duhet ta fitojmë patjetër.” deklaroi Kroos.