20:54 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Flet për herë të parë pas humbjes Ter Stegen, ka disa fjalë për tifozët

Portjeri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen ka vendosur të flas për herë të parë pas humbjes 4:0 kundër Liverpool-it.

Përmes një postimi në Facebook, ai iu kërkoj falje tifozëve për këtë mesazh të vonuar. 

“Më falni për mesazhin e vonuar. Unë duhej që të çliroja mendjen time nga ndeshja e fundit për ta rishikuar se çfarë ndodhi dhe ende po e shikoj.”, u shprehë fillimisht gjermani.

“Pas ndeshjes, unë mora shumë mesazhe dhe unë dua të falënderoj të gjithë për fjalët motivues, për simpatinë dhe respektin. Ju jeni të gjithë të mrekullueshëm! Mbështetja na mban neve kokën larg dhe kjo na duhet të gjithë neve tani! Sezoni ende nuk ka mbaruar dhe është edhe një titull që ne duam të luftojmë, Kupa e Mbretit. Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë. Të dielën është ndeshja e fundit e sezonit në Camp Nou dhe unë po shpresoj të ju shohë të gjithëve atje. Visca Barça!”, tha gardiani i ekipit katalunas./Indeksonline/