20:33 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Flet trajneri i Kosovës, pas ndeshjes me Azerbejxhanin

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është ndarë i kënaqur me barazimin që Kosova mori sonte në ndeshjen ndaj Azerbejxhanit në Baku.

Pas ndeshjes, Challandes tha se lojtarët e tij bënë ndeshje të mirë.

“Jam i lumtur me mentalitetin e ekipit sepse kemi punuar shumë në aspektin defansiv. Ka qenë ndeshje e mirë në aspektin defansiv”, tha Challandes.

“Por patjetër mund të luajmë më mirë me topin”, shtoi ai.

“Ka qenë ndeshja e parë, absolutisht shumë e vështirë dhe kemi qenë mes dy ideve. Ndoshta me këtë presion nuk e kemi marrë rrezikun e duhur”, tha ai.

Në këtë përballje me pak raste për të shënuar, Kosova arkëtoi një pikë në garën për t’u ngjitur në grupet më të larta në klasifikim.

Në këtë garë, Kosova është pjesë e Ligës së Tretë, Grupi D, bashkë edhe me Maltën dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta zhvillojë më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.