Flick paralajmëron se Barça mund të jetë klubi i tij i fundit si trajner
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në konferencë për shtyp.
Një ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Newcastle, Flick foli për shumë gjëra rreth kësaj ndeshje.
Ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij, ku i cili dha shenjë se pensionimi i tij mund të jetë shumë afër.
“Nuk po mendoj të bashkohem me ndonjë klub tjetër apo diçka të tillë. Barcelona mund të jetë klubi im i fundit dhe puna ime e fundit në karrierën time, jam shumë i përkushtuar te Barça”, u shpreh Flick.
Kujtojmë se ndeshja Barcelona-Newcastle, luhet nesër në “Camp Nou”, në orën 21:00./IndeksOnline/

