Florent Hadërgjonaj i dërgon mesazh anglezëve
“Anglia nuk do të ketë problem me racizmin në Kosovë” kështu deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës për mediumit nga Ishulli.
Në kohën kur Kombëtarja e Anglisë po has në ofendime të mëdha në baza racore në Ballkani, në Prishtinë vërehet mobilizim i njerëzve që anglezëve tu bëhet pritje e mirë, veçanërisht lojtëarëve me ngjyrë, si Raheem Sterling e Danny Rose.
Disa nga lokalet afariste në kryeqytet kanë vendosur postera ku anglezëve u referohen me ‘vëllezër’, shkruan Indeksonline.


Mbrojtësi kosovar Florent Hadërgjonaj është krenar me këtë.
Në profilin e tij në Instagram ai ka shkruar në anglisht “This is our country, say no to racism” apo “Ky është vendi ynë, thuani jo racizmit.”
