21:57 / E Enjte, 20 Maj 2021 / A. A

Florent Muslija rikthehet te kombëtarja e Kosovës

Pas mungesës në grumbullimin e kaluar të marsit, Florent Muslija është rikthyer në kombëtaren e Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që përzgjedhësi Bernard Challandes e ka ftuar mesfushorin e Hannoverit.

22 vjeçari sivjet ka luajtur 25 ndeshje në Bundeliga 2, duke shënuar 5 gola dhe 1 asistim.

Kosova luan 4 ndeshje miqësore në qershor, por Muslija është ftuar për duelet kundër San Marinos dhe Maltën.

/Indeksonline