18:19 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Floretë Zejnullahu, llapjanja që rikandidon për mandatin e deputetës

Floretë Zejnullahu, nga Podujeva, e cila është edhe mbesa e heroit, Hakif Zejnullahu i cili ishte bashkëluftëtar i komandantit, Zahir Pajaziti, përsëri pjesë e garës për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Floretë Zejnullahu deputete në mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës do të jetë pjesë e garës edhe në këto zgjdhje. Ajo mban numrin 33 në listën e PDK-së.

Zejnullahu përmes një postimi ne profilin e saj zyrtarë në Facebook ka theksuar se është përgjegjësi dhe ndjenjë e veçantë krenarie që përsëri të jetë kandidate.

Për më shumë gjeni njoftimin e plotë të Znj. Floreta Zejnullahu në profilin e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Është përgjegjësi dhe ndjenjë e veçantë krenarie, që përsëri jam kandidate me numër 33 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Kosovës. ??#PDK#Floreta33#Rimëkëmbje