18:10 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Flori sjell edhe një FLORI për fansat, publikon këngën ‘Plas’

Ka kohë të gjatë që nuk kemi dëgjuar zërin e tij, në një këngë të re, i vetëm.

Pavarësisht kësaj, çdokush dëgjonte këngët e tij të vjetra, duke përkujtuar kështu se sa mrekulli solli në botën e muzikës.

Por sonte, Flori u rikthye edhe atë pikërisht në ‘Kënga Magjike 2018. ‘Plas’ është kënga më e re e realizuar në Threedots.

Muzika, teksti dhe gjithçka në këtë këngë u realizua nga vetë ai që i jep jetë këtij produkti, FLORI, shkruan Indeksonline.

Si flori, është pikërisht edhe ky realizim i ri që hy në projektet e shumta të këngëtarit.

Deri në këngën tjetër të tij, mund të kënaqeni duke dëgjuar këtë projekt që padyshim nuk do të ikën nga ‘Kënga Magjike 2018’ pa marrë ndonjë çmim, pse jo edhe atë kryesorin./Indeksonline/