23:42 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Florian Marku e rrahu për 30 sekonda boshnjakun Mutfic!

Florian Marku ka mposhur kundërshtarin boshnjak Dzevad Mutfic në super-sfidën e kik-boksit.

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut.

Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyre kundërshtari, i cili përfundoi i gjakosur.

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm. Kundërshtari i tij u dorëzua direkt pas kapjes së Markut.

Në fund kik-bokseri shqiptar ka përshëndetur të gjithë shqiptarët nëpër botë, duke thënë se për të ekziston vetëm një komb dhe flamur. /IndeksOnline/