15:40 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Florjan Smakiqi flet për të ardhmen e tij, tregon se a do të qëndroj te Feronikeli?

Gardiani i Feronikelit, Florjan Smakiqi do ta përcaktoj të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit të Superligës së Kosovës.

Smakiqi për Indeksonline tha se pasi të përfundoj sezoni do të ulet të bisedoj me klubin nga Drenasi.

Unë kam kontratë me Niklin dhe jam i fokusuar deri në përfundim të sezonit e pastaj do ulemi me kryesin e klubit e të bisedojmë“, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Smakiqi foli për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Ofertat nuk mungojnë si nga klubet e Kosovës dhe si nga klubet jashtë vendit. Si dhe kam kontakte të shumta me menaxher të ndryshëm“, përfundoj ai.

21 vjeçari është ndër portierët më të talentuar dhe vlerësuar në Kosovë. /Indeksonline/